Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me iniciale F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S.
Sipas prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se, në periudhën kohore gjatë vitit 2021, e deri në datën e arrestimit të tyre me 20.10.2021, në lokacione të ndryshme në Kosovë, të pandehurit A.O., A.Q dhe Sh.R, kanë poseduar shumën e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, kartëmonedha me ngjyrë, edhe pse e kanë ditur se të njëjtat janë përfituar përmes aktivitetit kriminal nga kryes aktualisht të panjohur të cilët i kishin siguruar ato me përdorimin e forcës apo mjeteve tjera të forta tek institucionet financiare brenda apo jashtë Kosovës.
Të pandehurit A.O., A.Q dhe Sh.R., me dashje dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, më datë 20.10.2021, duke vepruar në bashkëkryerje dhe pas një koordinimi paraprak mes tyre, të pandehurit F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S., me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar, shuma e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të cilat ishin kartëmonedha me ngjyrë, është siguruar përmes aktivitetit kriminal, janë përpjekur që t’i këmbejnë ato me para origjinale në shumën prej 30 % të shumës së përgjithshme, t’i transferojnë ato tek personat e tretë me qëllimin që të njëjtat të pastrohen dhe të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme për të fshehur në këtë mënyrë natyrën dhe burimin e vërtetë.
Me këto veprime të pandehurit F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Po ashtu, i pandehuri A.O., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një armë gjuetie “mosberg patriot” kalibri 30.06 Laser i armës, Dylbi e vendosur në armë, Karikator i zbrazet, thikë me futrollë me mbishkrim Byker, 20 fishek kalibri; ndërsa i pandehuri L.S., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një pistoletë të tipit Zoraki M906T me katër copë fishek kalibër 7.65 mm, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla.
Me këto veprime të pandehurit e lartcekur, secili prej tyre veç e veç kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë