Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Prejlep të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Telegrafin se në aksident janë lënduar dy persona.


"Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku kanë qenë të përfshira dy vetura. Të dy vozitësit janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor", tha ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 24 aksident trafiku, tetë prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/

147327582 733008910920328 5961089986206040240 n e1612792641161

147364203 492953555201366 2714597962431639606 n