Aksident i rëndë në Fier, lëndohen nënë e bijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier. Mediat në Shqipëri, raportojnë se nënë e bijë janë lënduar si pasojë e përplasjes nga një automjet autoshkolle.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallm. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Të plagosurat janë transportuar menjëherë për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton TV Klan. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































