Një ngjarje e fundit ka bërë bujë në botën e muzikës dhe mediave sociale, pasi fansat kanë filluar të zbulojnë tekstet e këngëve të Eminem-it që i ka kushtuar P Diddy-t.
Këto zbulesa vijnë në një kohë kur Diddy po përballet me akuzat e rënda për trafikim seksual, duke ngjallur interes të madh në lidhje me marrëdhënien mes dy artistëve.
Në përpjekje për të analizuar më në detaje tekstet e Eminemit, fansat kanë filluar të rishikojnë disa nga këngët më të njohura të tij, duke e lidhur këtë me situatën e tanishme të Diddy-t.
Reperi i ka mbushur me mjeshtëri tekstet e tij me kuptime të dyfishta – një fjalë apo frazë që është e hapur për më shumë se një interpretim.
Eminem e vendos vargun duke përdorur fjalën ‘ese’, më pas duke shqiptuar fjalën ‘reper’, por ai me qëllim lë jashtë një ‘p’ shtesë – duke e shkruar atë ‘raper’ (dhunues).
Ai e kthen fjalën ‘ese’ për t’iu referuar miqve të tij në Bregun Perëndimor si ‘ese’ – që është zhargon spanjoll për mik.
Variacioni tjetër i ‘esesë’ bëhet ‘SA’ (sexual assault)që është një akronim i njohur i përdorur në internet për të nënkuptuar sulmin seksual, shkruan DailyMail.
Fansat ishin të magjepsur me lojën e fjalëve të Eminem, me disa përdorues që vunë në dukje se reperi gjithmonë u kishte treguar fansave të tyre për akuzat e Diddy-t.
Një person shkroi: “Eminem dhe 50 Cent e kanë ndjekur P Diddy për vite me radhë duke u përpjekur të na tregojnë të gjithëve”.
Një tjetër tha: “Eminem ka qenë gjithmonë një gjeni lirik”.
Kohët e fundit, Diddy është përballur me akuza të shumta për trafikim seksual, një situatë që ka ngritur shqetësime të mëdha në industrinë e muzikës dhe ka sjellë një reflektim të thellë mbi marrëdhëniet e tij me artistët e tjerë.
Më pas Diddy u arrestua më 16 shtator dhe u akuzua për shantazh, trafikim seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion. /Telegrafi/
@hollycockerill