Super-agjentja Rafaela Pimenta ka thënë se mesfushori Paul Pogba që ajo e menaxhon është gati të luajë që nesër.
Mesfushori francez 30-vjeçar është ende jashtë shkaku i pezullimit pasi rezultoi pozitiv për DHEA, një hormon i testosteronit që mund të gjendet në disa ilaçe pa recetë në Shtetet e Bashkuara.
Testi i tij origjinal i dështuar i dopingut erdhi në fund të gushtit dhe kundër-analiza e tij gjithashtu u kthye pozitive pas një kohe.
Pogba fillimisht ishte caktuar t’i nënshtrohej gjyqit në Gjykatën Kombëtare Anti-Doping më 18 janar, por avokatët e tij e shtyn përtej 15 shkurtit, që do të thotë se një datë e re gjyqi pritet të caktohet së shpejti.
Duke folur për “Cronache di Spogliatoio”, Pimenta foli mbi mentalitetin e Pogbas pas pezullimit të tij dhe dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushën e futbollit.
“Pogba mund të kthehet në fushë që nesër. Ai është gati për çdo situatë, është kampion edhe mendërisht. Ai merr një goditje, e tret atë dhe vazhdon. Ai stërvitet duke e ditur se duhet të jetë gati”.
“Ndonjëherë e pyes: ‘A të bëjmë diçka tjetër?’. Dhe ai zemërohet duke më thënë: ‘Rafa! duhet të stërvitem. Nuk e kuptoni, unë duhet të luaj, duhet të fitoj dhe duhet të përfundoj një udhëtim që kam nisur”.
“Nëse do të luante nesër, ai mund të dal në fushë dhe të luajë. Natyrisht, është një moment i vështirë për t’u kapërcyer”, ka thënë Pimenta.
Pogba nuk e gëlltiti me vetëdije substancën dhe nuk kishte informuar asnjë nga stafi në Juventus përpara testit të tij të dështuar të dopingut në fund të gushtit.
Ai nuk doli pozitiv për testosteronin, por DHEA, një hormon pararendës dhe mbi këtë gjë do ta ndërtojë mbrojtjen në gjykatë. /Telegrafi/