Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, që nga hapja është përballur me problemin e mjegullës e cila i ka nxjerrë telashe aeroplanëve në aterrim.
Për të mos pasur probleme në të ardhmen me mjegullën, kompania LIMAK e cila menaxhon me ANP-në edhe për 15 vite, po shikon mundësinë që të gjejë financimin për zgjerimin e pistës së Aeroportit së që do të bënte të evitohet ky problem.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka deklaruar se për shkak të problemit me mjegull, një numër i madh i fluturimeve, sidomos gjatë stinës së dimrit divertohen për në aeroportet fqinje. “Si rezultat i kësaj, ne dhe njëkohësisht Qeveria e Kosovës gjeneron më pak të hyra. Pista aktuale ka një gjatësi prej 2500 metrave dhe ne po planifikojmë ta zgjasim deri në 3000 metra. Përveç kësaj, na duhet të investojmë edhe në sistemin e instrumenteve të aterimit dhe t’i zëvendësojmë shumicën nga pajisjet me teknologjinë më të re dhe rrjedhimisht të dalim nga kategoria CAT II në CAT III b”, ka thënë ajo për RTKlive. Gara ka bërë me dije se Kontrata e Partneritetit Publiko-Privat parasheh që investimi të financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ne si Limak do të japim maksimumin për të filluar sa më shpejtë me realizimin e këtij projekti i cili do të jetë në favor të shfrytëzuesve të aeroportit.
Muharrem Shahini nga Ministria e Financave, ka bërë me dije se deri më tani nuk ka ardhur ndonjë kërkesë nga ana e LIMAK (ANP-“Adem Jashari’), që qeveria konkretisht Ministria e Financave të përkrah të financimin e Pistës së re të Aeroportit ‘Adem Jashari”. “Deri më tani asnjë kërkesë nuk ka ardhur nga ana e LIMAK-ut që Ministria e Financave të përkrah Financimin e Pistës në ANP “ Adem Jashari”, ka thënë ai për RTKlive.
Edhe Driton Ujkani, koordinator për Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka bërë me dije se me LIMAK-Kosova (ANP “Adem Jashari”) kanë bisedime të rregullta për çështje me interes të dyanshëm. “Për zgjerimin e pistës kemi pasur diskutime me Ministrinë e Infrastrukturës duke qenë se projekti është një nismë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo si bartëse e projektit ka krijuar forumin ku kemi diskutuar në lidhje me këtë çështje. Ne kemi paraqitur pikëpamjet tona në lidhje me këtë projekt madhor për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror si dhe për ANP “Adem Jashari” – Limak Kosovo dhe konsiderojmë që si pjesë e këtij projekti mund të realizohen edhe investime që do ta rrisin nivelin e ofrimit të shërbimeve aeronautike”, ka thënë Ujkani për RTKlive. Ai ka bërë me dije se nisma për zgjatjen dhe mundësitë e financimit kanë ardhur nga Ministria e Infrastrukturës, kështu që edhe çështja e realizimit financiar, sipas Ujkanit përcaktohet nga iniciuesi i projektit.
Ndryshe kostoja për zgjerimin e pistës së Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, llogaritet të kushtojë miliona euro. Deri më tani asnjëra palë nuk e ka bërë përllogaritjen se sa do të mund të kushtojë zgjerimin i pistës. /RTKLive/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të “Diaspora Economic Forum”

Bundesbank doli në minus vitin e kaluar – hera e parë që nga viti 1979

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të "Diaspora Economic Forum"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe