Adana qebap: Recetë origjinale për ushqimin më të popullarizuar turk!

Kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta Përbërësit:- 1,5 kg mish viçi të bluar;- 2 speca të kuq;- 1 qepë;- 3 thelpinj hudhre;- një lugë e vogël kripë;- 1 lugë lëng domateje;- 1 lugë e vogël trumzë,- 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;- 1 lugë e vogël piper.
Përgatitja:
Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta.
Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë.
Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen.
Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë.
Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap...) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila,
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

















































