LAJMI I FUNDIT:

Acer tani edhe me desktop në Google Chrome

Acer tani edhe me desktop në Google Chrome

Modeli i ri i kompjuterit desktop të Acer, Chromebase all-in-one desktop tani është në dispozicion dhe mund të blihet për një çmim të përballueshëm prej 330 dollarëve, me processor nga NVIDIA Tegra 2.1 GHz CPU dhe 4 GB DDR3 RAM.

Në brendësi të tij janë edhe 16GB (SSD), ndërsa ekrani i kompjuterit është 21.5 inç Widescreen Edge-to-Edge LED Back-lit me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Sistemi operativ i kompjuterit të ri të Acer është Google Chrome me Micro SD, Built-in HD Webcam, dëgjuese 2 x 3Ë, 2 x USB 2.0 Porte, 1 x USB 3.0 Port, si dhe një HDMI port. (Telegrafi)