LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku lavdëron punën që po bëjnë kryetarët e LDK-së nëpër komuna, thotë se beteja e tyre nuk është shtypja e mediave

Abdixhiku lavdëron punën që po bëjnë kryetarët e LDK-së nëpër komuna, thotë se beteja e tyre nuk është shtypja e mediave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka kritikuar pushtetin aktual, ndërsa ka lavdëruar punën që po bëjnë kryetarët e komunave që i përkasin LDK-së.

Abdixhiku thotë se beteja e LDK-së nuk është shtypja e mediave, transmeton Telegrafi.

“Vazhdojmë! Beteja jonë nuk është shtypja e mediave. As instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë. Frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës; prandaj përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojmë! Kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara”, thotë ai.


Tutje, ai ka treguar për punët që po bëhen në Obiliq.

“Prandaj, pas çerdhes në Lipjan, vazhdojmë sot me punimet e mëdha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Shtim i hapësirave, shtim i kapaciteteve, shtim i shërbimeve – në mënyrë që kjo QKMF të ofrojë kujdes modern shëndetësor për secilin banorë në këtë qytet! Sepse kemi punë. Sepse Kosova ka aq shumë punë! Sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tonë”, shton ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

Lajme
Kalo në kategori