Deklarata e Balfourit, një shekull më parë, i hapi rrugën krijimit të shtetit të Izraelit dhe mbolli farën e konfliktit izraelito-palestinez, që vazhdon edhe sot të ndajë Lindjen e Mesme.
Bëhet fjalë për 67 fjalë të shkruara në një vend të largët, një shekull më parë, por izraelitët dhe palestinezët theksojnë se deklarata e Balfourit vendosi për jetët e tyre.
Dita e nesërme shënon 100-vjetorin e këtij teksti, nëpërmjet të cilit qeveria britanike deklaroi se e konsideronte të favorshme vendosjen në Palestinë të një vatre kombëtare për popullin hebre.
Ky njëqindvjeçar festohet në Izrael, ku deklarata e Balfourit është konsideruar si një akt që njoftoi krijimin e shtetit hebre në vitin 1948 dhe inkurajoi hebrenjtë të emigrojnë drejt tokës të paraardhësve të tyre.
Më 2 nëntor 1917, ky tekst i nënshkruar nga kreu i diplomacisë britanike, Arthur Balfour konfirmon se qeveria e Sa Majeste e parashikon të favorshme vendosjen në Palestinë të një vatre kombëtare për popullin hebre.
Ndërkohë që Lufta e Parë Botërore hyri në vitin e fundit, Londra kërkon të riforcojë pozicionet e saj dhe të marrë mbështetjen e lëvizjes së sionistëve që zhvillohet brenda komuniteteve hebreje të Evropës dhe Amerikës.
Për palestinezët, ky tekst shënoi fillimin e një katastrofe. Ajo detyroi qindra mijëra persona të braktisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës gjë që çoi në krijimin Izraelit dhe vijoi me pushtimin nga Izraeli të Cisjordanisë.
Në vitin 1917, një numër i vogël hebrenjsh, disa prej të cilëve të arratisur nga persekutimet antisemite në Evropë, jetonin përkrah komunitetit palestinez.
Drejtuesit sionistë inkurajonin imigracionin në masë në kuadër të përpjekjeve që parashikonin realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet hebre.
Sionizmi politik
Në fund të gushtit 1897, më shumë se një vit pas publikimit të librit të tij “Shteti i hebrenjve” gazetari dhe shkrimtari Theodor Herzl mbledh në Bale, në Zvicër, kongresin e parë sionist, i përbërë nga rreth 200 të deleguar të ardhur, pjesa më e madhe, nga Evropa lindore dhe veçanërisht nga Rusia.
“Sionizmi aspiron të krijojë, për popullin hebre, një vatër në Palestinë e garantuar nga ligji publik”, shpall kongresi.
Ky i fundit kërkon të inkurajojë në mënyrë të veçantë kolonizimin e Palestinës nga fermerët, punëtorët dhe artizanët hebrenj, për të riforcuar ndjenjën kombëtare hebreje dhe për të marrë nga qeveritë e ndryshme miratimin e nevojshëm për realizimin e aspiratës të sionizmit.
Antisemitizmi dhe pogromet në Evropë përshpejtuan mbërritjen e hebrenjve në Palestinë. Ata u bënë 47 000 në vitin 1895 nga 24 000 në 1882.
Në krahun arab, pas protestave të Jerusalemit, organizatat e para politike u krijuan në vitin 1911 në Haifa dhe Jaffa për të luftuar kundër sionizmit.
Interesat britanike
Në fund të vitit 1915, Franca dhe Britania e Madhe diskutuan për një ndarje të provincave arabe të Perandorisë osmane.
Por, paralelisht, të dërguarit britanikë negociojnë me Hussein, drejtuesin e Mekës për t’i ndërruar mëndjen për pavarësinë arabe.
Në vitin 1916, britaniku Mark Sykes dhe francezi, Georges-Picot parashikuan vendosjen e Palestinën nën administrim ndërkombëtar në kuadër të një ndarjeje të ardhshme mes vendeve të tyre të provincave arabe të Perandorisë osmane.
Por, Britania e Madhe nuk gjeti zgjidhje për këtë ndërkombëtarizim, edhe pse shihet të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të porteve të Haifas dhe Saint-Jean d’Acre.
Ajo kërkon të centralizojë në përfitim të saj aspiratat sioniste dhe mendon se njohja e një vatre kombëtare hebreje do t’i shërbente për të siguruar interesat e aj në Lindjen e Mesme.
Nga ana e saj, lëvizja sioniste angazhohet në negociata me qeverinë britanike. Ajo u ndihmua nga emërimi në fund të vitit 1916 të Arthur Balfour, mbështetës i kauzës hebreje, në Zyrën e Jashtme.
Një frazë, 67 fjalë
Më 2 nëntor 1917, Arthur Balfour dërgon për Lord Walter Rothschild, përfaqësues i lartë i komunitetit hebre britanik, një letër të daktilografuar miratuar nga kabineti, që i kërkon njohjen e Federatës sioniste.
“Qeveria e Madhërisë së Saj parashikon vendosjen në Palestinë të një vatre kombëtare për popullin hebre dhe do të përdorë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar realizimin e këtij objektivi duke bërë të qartë se asgjë nuk do të bëhet për të prekur të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve johebreje në Palestinë apo të drejtat dhe statusin politik që gëzojnë hebrenjtë në të gjitha vendet e tjera”.
Kjo frazë e thjeshtë, prej 67 fjalësh ishte një fitore e madhe për Chaïm Weizmann, kreu i sionistëve të Britanisë së Madhe dhe kryeministrin e ardhshëm izraelit, i cili punoi shumë për këtë çështje.
Në lindjen e Mesme, arabët nuk ishin informuar lidhur me këtë deklaratë. Megjithatë, hebrenjtë përbënin në vitin 1917 vetëm shtatë për qind të popullsisë palestineze.
Manifestimet e para kundër deklaratës së Balfurit u zhvilluan në shkurt të vitit 1920 në Jerusalem, Jaffa dhe Haifa.
Lindja e Shtetit të Izraelit
Në prill të vitit 1920, konferenca e San Remo i beson Londrës një mandat mbi Palestinën.
Sipas tekstit të këtij mandati, miratuar përfundimisht në vitin 1922 nga Shoqëria e Kombeve, Britania e Madhe do të merrte përgjegjësinë për të vendosur në vend një situatë politike, administrative dhe ekonomike për të siguruar vendosjen e vatrës kombëtare për popullin hebre. Ky është një sukses i madhe për sionistët.
Nga viti 1936 deri më 1939, Londra përballet me revoltën e madhe arabe.
Me rritjen e nazizmit dhe pas gjenocidit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, imigracioni hebre në Palestinë merr përmasa të konsiderueshme. Grupe klandestine sioniste të armatosura rrisin presionin.
Në nëntor 1947, OKB-ja miraton një plan për ndarjen e Palestinës në dy shtete, një hebre dhe një arab duke vendosur Jerusalemin nën kontroll ndërkombëtar.
Më 14 maj 1948, David Ben Gourion shpall krijimin e shtetit të Izraelit menjëherë pas përfundimit të mandatit britanik mbi Palestinën./ATSH-AFP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!