LAJMI I FUNDIT:

12 llojet më të zakonshme të hundës. Ju çfarë forme keni?

12 llojet më të zakonshme të hundës. Ju çfarë forme keni?

Zwivel, një platformë online që ofron këshilla kirurgjikale dhe kozmetike, ka përpiluar një listë me 12 format më të zakonshme të hundës, duke u këshilluar edhe me kirurgë plastikë

Sipas profesorit izraelit Abraham Tamir, shumica e formave të hundës mund të klasifikohen në një nga 12 llojet e dallueshme, duke filluar nga hunda mishtake, e cila është më e zakonshmja nga një e sheshtë, deri te hunda më pak e zakonshme, hunda e Nixonit.

Pas kësaj ndarjeje, një grup studiuesish përpiluan karakteristikat dhe tiparet e personalitetit. Në vazhdim do të shihni shpjegimin përkatës kah fotografisë.


1. Hunda mishtake

Deri tani, forma më e zakonshme e hundës është hunda mishtake, që përbën afro 24% të hundëve. Ndodh që cilësohet edhe “hunda e Einstein”.

Albert Einstein

2. Hunda e kthyer lart

Hunda e kthyer lart, a.k.a hunda qiellore, është saktësisht ajo që ju prisni të jetë, një hundë relativisht e vogël me majë sipër.

Emma Stone

3. Hunda romake

E ngjashme me hundën greke, hunda romake është quajtur kështu sepse i ngjan hundëve që gjenden në fytyrat e shumë skulpturave antike romake. Kjo formë hunde dallon për faktin që kurba e pjerrët del dukshëm nga fytyra.

Ryan Gosling

4. Hunda me gunga

E pranishme te afro 9% e njerëzve, hunda me gunga është një tjetër formë e zakonshme e hundës.

Owen Wilson

5. Hunda e hollë

Ndonjëherë njihet si Mirren, duke iu referuar hundës së Helen Mirren. Kjo formë përmban një siluetë më të vogël, pak fare të rrumbullakët dhe pjerrësi delikate në majë.

Helen Mirren

6. Hunda skifter

Dallon për formën e lakuar dhe e merr emrin sepse i ngjan sqepit të skifterit. Është hundë që karakterizon njerëzit me profil të fortë.

Adrian Brody

7. Hunda greke

Ky lloj hunde përcaktohet nga ura e saj jashtëzakonisht e drejtë, e cila përgjithësisht nuk ka asnjë gungë ose kthesë dhe e ka marrë emrin nga hundët krejtësisht të drejta në skulpturat shekullore të perëndive greke.

Jennifer Aniston

8. Hunda nubiane

Hunda nubiane, e quajtur gjithashtu si hunda e gjerë, gjendet më së shpeshti te njerëzit me origjinë afrikane.

Beyonce

9. Hunda e Azisë Lindore

Kjo formë e hundës dallohet nga forma e saj e hollë, e sheshtë me një majë më të shkurtër, është një nga format më të zakonshme të hundës midis njerëzve që vijnë nga rajone të Azisë Lindore.

Lucy Liu

10. Hunda Nixon

Emrin e merr nga presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara dhe është një nga format më pak të zakonshme të hundës.

Richard Nixon

11. Hunda bulbore

E gjetur në më pak se 0.5% të popullsisë, kjo formë e rrallë e hundës përcaktohet nga maja e saj e rrumbullakosur, e lakuar, e cila shpesh del jashtë për të krijuar një siluetë rrethore me gunga, në pjesën e poshtme të hundës.

Bill Clinton

12. Hunda e kombinuar

Kjo formë hunde merr përbërës nga forma të ndryshme të hundëve për të krijuar një siluetë unike.

Barbara Streisand