LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i flokëve të Donald Trump

Sekreti i flokëve të Donald Trump

Jo pak herë është diskutuar në publik dhe në media për flokët e Donald Trump, tashmë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një parukier, Amy Lasch 52 vjeç, i cili ka punuar dikur për miliarderin amerikan, ka treguar sekretet sa i përket formës së flokëve të Trump.
“Kur pashë flokët e tij në pjesën e pasme, mendova menjëherë se nuk ishte prerje e një parukieri. Ishte e frikshme. Boja e flokëve nuk ishte në rregull. Ngjyra ishte përhapur në pjesën e sipërme dhe jo në anësore, siç duhet të jetë në fakt.


Ishte dikush në rrethin e ngushtë të Trump që kujdesej për flokët e tij, pra ja priste dhe lyente. Ndoshta gruaja apo vajza e tij”, thotë ish-parukieri i Trump.

52-vjeçari hodhi poshtë zërat se presidenti i zgjedhur i SHBA përdorte paruke apo se kishte bërë transplant flokësh.