LAJMI I FUNDIT:

Kosova lidh marrëdhënie diplomatike me Somalinë dhe ishujt Komore e CookIslands

Kosova lidh marrëdhënie diplomatike me Somalinë dhe ishujt Komore e CookIslands

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka intensifikuar përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve me të gjitha shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës. Në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme, zyrtarë të MPJ-së thonë se po punohet që të vendosen dhe forcohen marrëdhëniet diplomatike me të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike, sipas tyre, shërben edhe si hap i parë për forcimin e raporteve ndërqeveritare, por edhe për forcimin e shkëmbimeve kulturore, akademike dhe të shoqërive civile të Kosovës me këto shtete.

Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Thaçi, Ardian Arifaj, tregon për Telegrafin se në dy javët e fundit, ambasadorët e Kosovës të autorizuar nga zëvendëskryeministri Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, kanë nënshkruar marrëdhëniet diplomatike me Somalinë, Ishujt Komore dhe Ishullin CookIsland.


“Ambasadori i Kosovës i akredituar në Australi dhe Zelandë të Re dhe Komisioneri i Lartë i Ishujve Cook në Zelandë të Re, Tekaotiki Matapo, ditë më parë kanë nënshkruar komunikatën e përbashkët për fillimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Ishujve Cook”, thotë Arifaj.

Kjo realisht ishte edhe njohje prej Ishujve CookIslands, sipas tij, sepse akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me këtë ishull, ishte njëherit edhe njohje e shtetit të Kosovës.

Derisa javën e shkuar, sipas Arifajt, Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, ka nënshkruar marrëdhëniet diplomatike edhe me Somalinë dhe Ishujt Komore.

“Ambasadori Boja dhe ambasadori i Republikës Federale të Somalisë në Kuvajt, Abdulkadir Amin Sheikh, kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Somalisë. Ai po ashtu ka nënshkruar marrëdhëniet diplomatike edhe me ministrin e Jashtëm të Unionit të Komoreve, Abdoulkarim Mohamed”, ka treguar Arifaj, raporton Telegraf.

Procesi i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtetet tjera, pritet të ketë efekte të fuqishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Përvoja e deritanishme tregon se përmes vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë dhe forcimit të lidhjeve me partnerët aktual, Kosova do të mund të shtrijë edhe më tej zonën e miqësisë me shtete të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës, por edhe te ato që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, ka thënë Arifaj.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si akt i vullnetit politik, i cili i takon dy subjekteve të interesuara për forcim të marrëdhënieve bilaterale, zhvillohet si përmes hapjes së misioneve të reja, ashtu edhe përmes akreditimit në këto shtete, të ambasadorëve aktualë në shtete ku tashmë janë hapur misionet e përhershme të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori