LAJMI I FUNDIT:

Kapen 4 nga 6 autorët e grabitjes në Rinas, gjendet dhe një pjesë e parave (Video)

Kapen 4 nga 6 autorët e grabitjes në Rinas, gjendet dhe një pjesë e parave (Video)

Policia ka arrestuar 4 nga 6 autorët e dyshuar për supergrabitjen e 3.2 milionë dollarëve Të një banke private më 9 shkurt 2017, në rrugën e Rinasit. Raportohet se janë arrestuar 4 persona, 2 prej tyre ish-efektivë Komando si dhe janë shoqëruar 10 të tjerë.

Arrestimet janë bërë sot gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë. Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Policia nuk ka mundur të arrestojë dy prej autorëve të grabitjes, që konsiderohen dhe si kryesorët në organizimin e grabitjes.


Që prej paradites së sotme forca të shumta policie kanë nisur kontrollet nga toka dhe ajri. Sipas informacioneve zyrtare, një numër i madh efektivesh kanë kryer kontrolle në banesat dhe bizneset e autorëve të dyshuar të grabitjes. Nuk ka ende emra apo informacione mbi kontrollet në banesa, por pritet të publikohen në orët në vijim.

Në deklaratën zyrtare pas grabitjes së ndodhur më 9 shkurt, policia tha se ishin 6-7 autorët e sulmit me armë ndaj dy blindave të një banke të nivelit të dytë, njëri prej të cilëve kishte shumën e parave. Në pranga u vunë menjëherë pas ngjarjes 5 punonjës të shoqërisë së sigurimit, ndërsa me operacionin e sotëm numri i personave të arrestuar pë ngjarjen shkon në 7.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka njoftuar në orën 18:15 minuta një dalje për mediat, ku do të kapë më shumë detaje rreth operacionit policor për kapjen e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë eurove në aksin Tiranë-Rinas më datë 9 shkurt.

Gjatë pasdites së sotme në Drejtorinë e Policisë Tiranë ishte në një takim edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Ndërkohë, Ministri Saimir Tahiri në Facebook shkruan: “Lajme te mira nga Policia e Shtetit. Na ndiq FB live ne 18.15”.


video-1487090578 by e-d21

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori