Tashëm UFC e ka zyrtarizuar meçin mes Ilir Latifit dhe Derrick Lewis, që do të mbahet me 8 shkurt në Houston, e vlefshme për kategorinë e rëndë.
Bisedimet mes palëve kanë filluar para një kohë dhe vetëm tani është arritur marrëveshja.
Ka qenë vet luftëtari shqiptar që e ka zyrtarizuar meçin e kategorisë së rëndë, me një postim në rrjete sociale.
Ata do të ndeshjen në eventin UFC 247, që pritet të ketë edhe luftëra të tjera.
Lewis ka 22 fitore dhe shtatë humbje është pikërisht nga Houston, aty ku do të zhvillohet meçi.
Latifi në anën tjetër ka 14 fitore dhe shtatë humbje. /Telegrafi/