West Ham Unitedi ka konfirmuar transferimin e Gokhan Tores nga Besiktasi në formë huazimi për një sezon me mundësi zgjatjeje.
24-vjeçari ribashkohet me trajnerin Slaven Bilic pasi dyshja ishte bashkë edhe në kohën sa ishin te gjiganti turk.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Tore, që më parë ka luajtur për Chelsean më 2009-2011, i ka ndihmuar Besiktasit të fitojë titullin e më të mirit në Turqi, duke shënuar katër gola dhe asistuar gjashtë herë në 24 paraqitje.
Lexo më shumë: Asistuesit më të mirë të çdo skuadre në Ligën Premier në sezonin 2015/16 (Foto)
https://www.youtube.com/watch?v=6PNaTqoFCUg