Site icon Telegrafi

Zyrtare: Prishtina transferon sulmuesin francez Elijah Boimbo Mpaka

Prishtina ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.

Kryeqytetasit kanë prezantuar sulmuesin francez Elijah Boimbo Mpaka.

22-vjeçari së fundmi ka luajtur në nivelet e ulëta të futbollit francez te skuadra L’Aumone.

Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit me një video në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, megjithatë nuk ka dhënë detaje për kontratën.

Skuadra më e trofeshme në vend më parë ka zyrtarizuar edhe afrimin e Ron Raqi, Dashmir Elezi, Leonat Vitija, Gentrit Salihu dhe Rigon Llugiqi. /Telegrafi/

Exit mobile version