LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pique rinovon me Barcelonën deri në vitin 2022

Zyrtare: Pique rinovon me Barcelonën deri në vitin 2022

Barcelona ka arritur marrëveshje me Gerard Piquen për rinovimin e kontratës deri më 20 qershor të 2022.

Klubi katalunas ia ka vendosur klauzolë spanjollit në vlerë 500 milionë euro.


Pique i është bashkuar Barçës në vitin 1997 si 10 vjeçar dhe për skuadrën e parë të klubit katalunas është paraqitur në 422 ndeshje dhe ka fituar 25 trofe.

Mbrojtësi u largua nga La Masia në vitin 2004 për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në formë të huazimit, pastaj më vonë u huazua edhe në La Liga te Zaragoza.

Në verën e 2008 ai u rikthye te Barcelona nga Pep Guardiola dhe që nga atëherë është lojtar kyç në sukseset e klubit spanjoll.

Trofetë e fituar: Tri Liga të Kampionëve, gjashtë tituj të La Ligas, pesë Kupa të Mbretit, pesë Superkupa të Spanjës, tri Superkupa të Evropës dhe tri Kupa të Botës për Klube.

Ndërsa në 422 paraqitje ka shënuar 37 gola, vlen të theksohet se deri më tani në sezonin 2017/18 ai është lojtari me më së shumti minuta nën urdhrat e Ernesto Valverdes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori