Starti i mirë në kampionat duket se ka rritur oreksin e Ferizajt, me klubin bardhekaltër që ka vazhduar me përforcime.

Ferizajasit kanë zyrtarizuar edhe afrimin e mesfushorit ofensivë kroat, Marko Musulin.


Kroati së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska.

Njoftimi i plotë nga Ferizaj:Welcome aboard, Marko Musulin Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin. Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska. Musulin karakterizohet për kontrollen e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta. Vazhdojmë FCF. /Telegrafi/

telegrafi sport app