LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: KB Peja rikthehet dhe inkuadrohet në Superligën e basketbollit kosovar

Zyrtare: KB Peja rikthehet dhe inkuadrohet në Superligën e basketbollit kosovar

KB Peja edhe zyrtarisht është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës që ka njoftuar se bordi i saj ka miratuar kërkesën e klubit pejan për rikthim në basketbollin kosovar, madje menjëherë në Superligë.

FBK gjithashtu njofton se miratimi i kësaj kërkese është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll.


“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues”.

“Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar”, thuhet në vendimin e FBK’së.

Peja është një herë kampion i Kosovës, ndërsa ishte përjashtuar nga Superligë për borxhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

La Liga
Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

La Liga
Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

La Liga
Mbyllen ndeshjet e javës së 23-të: Drita lider, Gjilani ngjitet, Suhareka bie në zonën e rënies

Mbyllen ndeshjet e javës së 23-të: Drita lider, Gjilani ngjitet, Suhareka bie në zonën e rënies

Superliga
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
I zbuluar nga Jose Mourinho, tre top klubet evropiane pas talentit të Fenerbahces

I zbuluar nga Jose Mourinho, tre top klubet evropiane pas talentit të Fenerbahces

Ndërkombëtare
Kalo në kategori