Harry Kane ka vazhduar kontratën me Tottenham Hotspurs deri në vitin 2022.

Me këtë rast reprezentuesi anglez ka pohuar se nuk kishte dilemë rreth kësaj pasi të gjithë e dinë sa e dua ekipin londinez.


"Është e mahnitshme. Të gjithë e dinë se sa shumë e dua këtë ekip dhe çfarë ndiej për këtë klub", ka thënë Kane pas vazhdimit të kontratës.

Kane, i cili ishte huazuar te Leyton Orient, Millwall, Norwich City dhe Leicester City para se të merr një mundësi te Spurs, ka qenë golashënuesi më i mirë i klubit për dy sezonet e fundit ndërsa në muajin maj e fitoi çmimin “Golden Premier League Boot”. /Telegrafi/

telegrafi sport app