Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e përhershëm të anësorit Tajon Buchanan nga Club Brugge.
Nerazzurrët kanë kryer goditjen e parë në afatin kalimtar dimëror, duke nënshkruar me kanadezin Buchanan.
Anësori i cili mund të luajë të gjitha pozitat në krahun e djathtë vjen nga klubi belg Clube Brugge për një shifër që thuhet se është 7 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.
Lojtari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare e gjysmë, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028.
Welcome 🇨🇦#ForzaInter #WelcomeTajon
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 5, 2024
“Anësori 24-vjeçar kanadez është bashkuar me një marrëveshje të përhershme nga skuadra belge, Club Brugge”, thuhet në njoftimin e Interit në faqen zyrtare.
Buchanan do të bëhet kanadezi i parë ndonjëherë që do të luajë në Serie A. Deri më sot, ai ka 35 paraqitje dhe katër gola për vendin e tij dhe gjithashtu ka regjistruar një asistim për golin e parë të Kanadasë në Kupën e Botës 2022. /Telegrafi/