Arsenali ka njoftuar se ka rinovuar me Hector Bellerin.

Spanjolli ka nënshkruar një kontratë afatgjate me klubin nga Londra.


Sipas medieve raportohet se Bellerin ka nënshkruar për gjashtë vite e gjysmë dhe do të fitojë 100.000 funte në javë.

21-vjeçari është një nga më të mirët në rolin e tij në futbollin evropian,

Për mbrojtësin e djathtë kishte shfaqur interesim Barcelona dhe Manchester City gjatë verës. /Telegrafi/