Zvicra publikon statistikat, tregohet se sa të huaj jetojnë në këtë vend – përfshirë edhe shtetasit e Kosovës (Foto)

Trendi i migrimit të të huajve në Zvicër, në veçanti i atyre nga vendet e BE-së dhe EFTA-s është në rënie.
Siç tregon një statistikë e publikuar të hënën nga SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) gjatë vitit 2017 ka pasur 20 për qind më pak se një vit më parë, qytetarë nga BE dhe EFTA që kanë ardhur për të jetuar në Zvicër.
Megjithëkëtë, numri më i madh i të huajve me qëndrim në Zvicër vazhdon të jetë ai i shtetasve gjermanë, italianë dhe portugezë.
Pas tyre vijnë francezët ndërsa të parët nga një vend jashtë BE-së dhe të pestët në përgjithësi, janë kosovarët, shkruan albinfo.ch.
Siç e tregon edhe grafikoni i publikuar nga SEM, numri i shtetasve të Kosovës me qëndrim në Zvicër në fund të vitit 2017 ka qenë 112.109 veta që përbëjnë 5.5% nga numri i gjithmbarshëm i të huajve në këtë vend.
Këtu bëhet fjalë për shtetasit e Kosovës dhe nuk hyjnë as ata kosovarë që kanë marrë ndërkohë nënshtetësinë zvicerane dhe as ata që ende e kanë pasaportën serbe.
Gjithsesi, këtu nuk llogariten shqiptarët sipas etnicitetit, pasi që një numër i konsiderueshëm i tyre janë shtetas të Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Për këtë arsye numri i përgjithshëm i shqiptarëve nuk është e mundur të nxirret.
Mbeten në nivel të supozimeve shifrat që flasin për rreth 300 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Ndryshe, një vit më parë, numri i shtetasve të Kosovës në Zvicër ishte 111.496 persona, që i bie se gjatë vitit pasues ka pasur një rritje të vogël prej rreth 600 vetash. Përqindja që përbëjnë në popullatën e huaj mbetet e njëjtë: 5.5%
Radhitja e të huajve për nga numri, sipas përkatësisë së tyre shtetërore është si vijon: Në vendin e parë janë italianët, me 319.367 persona ose 15.6% në masën e të gjithë të huajve. Në vendin e dytë vijnë gjermanët, që janë gjithsej 305.785 ose 14.9%, të pasuar nga portugezët, të cilët me 262.012 janë të tretët. Në vendin e katërt janë shtetasit e Francës, me 131.506 veta ose 6.4% të të huajve në përgjithësi.
Kosovarët, siç u tha tashmë, janë në vendin e pestë. Pas tyre vijnë spanjollët që janë gjithsej 83.709 veta, të ndjekur nga turqit (67262), shtetasit e Maqedonisë (65.763, shumica dërmuese shqiptarë etnikë). Shtetasit e Serbisë, 63218 sish, vijnë në radhë menjëherë pas atyre të Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare