Telegrafi

Zlatko Dalic i lumtur që Kovacic u largua nga Reali

Mateo Kovacic gjatë ndeshjes mes Chelseat dhe Arsenalit (Foto: Getty Images)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kroacisë, Zlatko Dalic, është shprehur i lumtur me formën e Mateo Kovacic te Chelsea.

Trajneri kroat tha se mesfushori ka potencial të madh, por se nuk kishte hapësirë për ta treguar këtë gjë te Real Madridi.

“Mateo ka bërë mirë që e ka ndryshuar skuadrën”, ka thënë Kovacic për Sportske Novosti.

Zlatko Dalic është i nominuar nga FIFA për çmimin ‘Trajneri i vitit’ (Foto: Getty Images)

“Ka nevojë për minuta dhe të vazhdojë rritjen. Te Real Madridi kishte shumë pak hapësirë, nuk ishte e mjaftueshme për një lojtar si ai”.

“Kovacic ka potencial të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që te Chelsea te ketë një rol të rëndësishëm”, shtoi Dalic.

Lexo po ashtu Kovacic: E zgjodha Chelsean shkaku i Sarrit  

24-vjeçari i është bashkuar Bluve në formë të huazimit një vjeçar, por me drejt blerje.

Kovacic në të kaluarën ishte edhe pjesë e Interit dhe Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Dv1ADGC2z2M