Zidane: Mourinho, trajneri ideal për Realin

“Te Reali, na mungoi dikush si Jose Mourinho. Dikush që e njeh futbollin, dikush që ka karakter, por po ashtu dikush që di të drejtojë një ekip. Kur lojtarët vijnë këtu, ata presin të kenë sukses dhe ky është njeriu ideal për ta arritur”.
“Ne i dimë vështirësitë e sezonit të kaluar, por viti i dytë i Mourinhos ishte më i miri. Me këtë trajner ne do të fitojmë shumë tituj vitin e ardhshëm. Ne jemi përmirësuar shumë gjatë verës sepse transferimet janë të mira. Është një platformë e re me lojtarë të rinj dhe jemi shumë të kënaqur me ta”, tha Zizou. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/07/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































