LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Eliminimi nuk është opsion!

Zidane: Eliminimi nuk është opsion!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se as nuk është duke e menduar mundësinë e eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Këto komente ai i bëri në prag të takimit të të martës kundër Ëolfsburgut, prej të cilit humbi me rezultat 2-0 në Gjermani, transmeton Koha.net. Francezi duket optimist për ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në Bernabeu.

“Madridi asnjëherë nuk përgatitet për eliminim. Gjithmonë e mendojmë që të kalojmë në fazën tjetër, gjithnjë duam më shumë. Kjo është arsyeja që ky klub ka fituar kaq shumë kupa evropiane”.


“Nuk jam i brengosur, duhet të jemi të qetë dhe të arrijmë qëllimin tonë dhe duhet të qëndrojmë pozitiv”.

“I dua këto sfida, është mirë të jesh përballë një qëllimi të vështirë. Duhet të jemi të fokusuar për 90 minuta”, citon Goal fjalët e Zidane.