Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur në Drenas.

Sipas ankuesit, një mashkull kosovar (babai i vajzës), e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.


"Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura", ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/