Në poligonin para ASUC 'Boro Petrushevski' gjatë fundjavës u mbajt ekspozita e tretë me radhë e veturave. Prezantuan 270 ekspozues, mbi 3 mijë vizitorë dhe u shpërblyen veturat në 15 kategori, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Old timer car 1

Vetura më e vjetër në Maqedoni është Fiat topolino, edhe atë 81 vjet dhe ende është në gjendje të rregullt. Është blerë në vitin 1936. U zgjodh si më e vjetra në kategorinë Old timer.

Old timer car 3

Old timer car 5

Përveç kësaj kategorie, në manifestim u nda shpërblimi për veturën më origjinale old-timer Këtë çmim e mori Zastava 750, ose e njohur si fiqe.

Ndër kategoritë tjera, si vetura ma luksoze është zgjedhur Nisan GTR, e cila rrallë gjendet edhe në Evropë dhe kushton 200 mijë euro.

Old timer car 4

Old timer car 2

Këtë vit, në ekspozitë kanë marrë pjesë edhe pjesëmarrës nga Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Kosova. Për veturën më të mirë mysafire u zgjodh Zastava 101, pjesësmarrës nga Vranja dhe Golf 1 pjesëmarrës nga Kosova. Gjithsej ka pasur 15 vetura mysafire.

Sipas njërit nga organizatorët dhe profesor në 'ASUC' Boro Petrushevski, tha se qëllimi i manifestimit tradicional është që të motivohen nxënësit të regjistrohen edhe në këtë shkollë të mes sepse numër më i madh i nxënësve zgjedhin Gjimnazin e përgjithshëm. /Telegrafi/