Zemaj: Luftës kundër COVID-19 iu shtuan edhe 20 inspektorë sanitar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se luftës kundër COVID-19, iu shtuan edhe 20 inspektorë sanitar.
Zemaj ka thënë se këta inspektorë do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.
“Në vijim do të fillojnë̈ punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës. Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë̈ COVID-19”, ka shkruar Zemaj.
Ministri ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat mbrojtëse.
Postimi i plotë:Kapacitetet tona po rriten. Edhe 20 inspektorë sanitar iu shtuan luftës kundër Covid-19. Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën. Do të mbikëqyren nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë̈ e Shëndetësisë̈. Në vijim do të fillojnë̈ punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës. Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19. Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit. Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse. Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere. Do të japin pëlqime sanitare për kushtet sanitaro - teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për objektet. Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse! Vendosni maskat! Ruajeni distancën! Mbajeni higjienën personale e kolektive! /Telegrafi/




















































