Volodymyr Zelensky ka zbuluar pse u takua me udhëheqësit e vendeve evropiane dhe të NATO-s në ambasadën ukrainase në Uashington para se të takohej me Donald Trump.

Presidenti ukrainas tha se gjatë takimit ata "ranë dakord për qëndrime të përbashkëta", transmeton Telegrafi.


"Ne duhet t'i ndalojmë vrasjet dhe i falënderoj partnerët tanë që po punojnë për këtë dhe, në fund të fundit, për arritjen e një paqeje të besueshme dhe dinjitoze”, tha lideri ukrainas.

“Së bashku me udhëheqësit e Finlandës, Britanisë së Madhe, Italisë, Komisionit Evropian dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ne koordinuam qëndrimet tona para se të takoheshim me presidentin Trump”, theksoi Zelensky.

Gjithashtu bwri tw ditur se Ukraina është gati për një armëpushim të vërtetë dhe krijimin e një arkitekture të re sigurie.

“Ne kemi nevojë për paqe", shtoi ai në një postim në Telegram. /Telegrafi/