Volodymyr Zelensky ka falënderuar udhëheqësit evropianë që lëshuan një deklaratë në mbështetje të Kievit mbrëmë.

Aleatët evropianë të Ukrainës paralajmëruan se Kievi nuk mund të përjashtohej nga bisedimet e paqes, transmeton Telegrafi.


Udhëheqësi ukrainas ndau një mesazh të shkurtër në mediat sociale, duke i falënderuar ata dhe duke paralajmëruar se "fundi i luftës duhet të jetë i drejtë".

"Jam mirënjohës për të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë sot për hir të paqes në Ukrainë, e cila po mbron interesat jetësore të sigurisë së kombeve tona evropiane”, shtoi presidenti ukrainas.

"Ukraina vlerëson dhe mbështet plotësisht deklaratën e presidentit Macron, kryeministres Meloni, kancelarit Merz, kryeministrit Tusk, kryeministrit Starmer, presidentes Ursula von der Leyen dhe presidentit Stubb për paqen për Ukrainën", theksoi ndër tjera Zelensky. /Telegrafi/