Zyra antikorrupsion e Ukrainës thotë se ka zbuluar një skemë të madhe ryshfeti që përfshin kontrata prokurimi ushtarak.

Në një deklaratë të përbashkët në rrjete sociale, zyra, së bashku me Zyrën e Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion, tha se të dyshuarit kishin marrë ryshfet në një skemë që përdorte fonde shtetërore për të blerë dronë dhe pajisje të tjera ushtarake me çmime të fryra.


Shkelësit morën ryshfete deri në 30% të vlerës së kontratës, shtuan ata.

Të ndaluarit nuk janë emëruar, por thuhet se janë përfshirë një politikan ukrainas, zyrtarë lokalë të rrethit dhe qytetit, si dhe ushtarë të Gardës Kombëtare, shkruan skynews.

Katër persona janë arrestuar deri më tani, njoftuan agjencitë.

Personeli i Gardës Kombëtare i përfshirë në këtë rast është larguar nga pozicionet e tyre, njoftoi ministria e brendshme.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi agjencitë dhe e përshkroi skemën si "absolutisht imorale". /Telegrafi/