Zbulohet arsyeja pse De Bruyne po refuzon kalimin në Arabi, nuk ka të bëjë me paratë

Është bërë e ditur arsyeja pse Kevin De Bruyne po refuzon kalimin në Arabinë Saudite, duke e përjashtuar si destinacion të mundshëm edhe në rast largimi nga Manchester City.
Man City nuk kanë qenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e De Bruyne për shumë ndeshje këtë sezon, por që prej se belgu u rikthye nga lëndimi ai i ka rikujtuar të gjithëve se sa i mirë është.
De Bruyne ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asistime në 11 paraqitje që prej se u rikthye nga lëndimi i muskulit hamstring, që bëri që ai të mbetej jashtë fushave për më shumë se katër muaj.
Ai padyshim është lojtari më i mirë në Ligën Premier për momentin, por e ardhmja e tij në “Etihad Stadium” mbetet e pasigurt.
De Bruyne mund ta ketë ende atë qëllim, por arsyeja kryesore pse ai me gjasë do të refuzojë Arabinë Saudite edhe një herë tjetër, është për shkak se ai dhe familja e tij nuk po e pëlqejnë shumë këtë lëvizje.
Raporti shton më tutje se De Bruyne gjithmonë e kishte konsideruar mundësinë për tu pensionuar në MLS, në rast se nuk e bën këtë tek City.
Megjithatë klubet arabe do të mbeten me shpresën se do ta joshin De Bruyne për kalim në Lindjen e Mesme gjatë verës, kryesisht për faktin se drejtori sportiv i Ligës Saudite, Michael Emenalo, kishte lidhje personale me De Bruynen, pasi e ndihmoi Chelsean që të nënshkruante me të në 2012, atë kohë kur ishte lojtar i Genkut./Telegrafi/























































