LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Mi3S apo Samsung Galaxy S5 për gjysmë çmimi

Xiaomi Mi3S apo Samsung Galaxy S5 për gjysmë çmimi

Nëse Apple ndonjëherë vendos të prodhojë një model të iPhone, i cili do të bazohej në sistemin operativ Android, atëherë me siguri se i njëjti do të dukej ngjashëm me modelet e telefonave të kompanisë Xiaomi, pasi që kjo e fundit në Kinë njihet si Apple në versionin kinez.

Së fundmi në publik janë paraqitur informacione të reja për modelin e ri të kompanisë Xiaomi, përkatësisht modelit Mi3S, i cili është pasardhës i telefonit të suksesshëm Mi3 nga viti i kaluar.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se modeli i ri i telefonit nga “Apple Kinez” do të fillojë të shitet nga vera e këtij viti, dhe me vete do të sjell disa nga performancat dhe karakteristikat më të avancuara.

Në mesin e karakteristikave më të shquara do të jetë procesori Snapdragon 801, i cili bazohet në 2,5GHz (identik me atë të Galaxy S5), 3GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, e cila mund të rritet edhe më shumë përmes kartelës MicroSD.


Telefoni i ri i Xiaomit sjell ekranin me diagonalen prej 5” në rezolucionin Full HD, kamerën e pasme me 13MP dhe atë të përparme me 5MP, versionin e ri të Android, 4.4.2 KitKat, me ndërfaqen MIUI.

Mirëpo ky model pritet të bëhet tejet i famshëm edhe për shkak të kostos së ulët, e cila thuhet se nuk do ta tejkalojë shumën prej 230 eurosh. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori