LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kuvendi nuk ka mekanizëm kontrolli për harxhimet e deputetëve

Xhaferi: Kuvendi nuk ka mekanizëm kontrolli për harxhimet e deputetëve

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët lidhur me shpenzimet e larta të udhëtimit të deputetëve, theksoi se Kuvendi nuk ka instrumente për të shqyrtuar besueshmërinë e të drejtës së deputetit.

“Para së gjithash, Rregullat parashikojnë kushtet në të cilat ushtrohet e drejta për shpenzimet e udhëtimit dhe shfrytëzimi i banesës për këtë qëllim, pra si alternativë. Kushtet janë të përcaktuara në Rregullore që çdo deputet të dëshmojë praninë e tij me nënshkrimin e listës së pjesëmarrjes në një seancë të Kuvendit, gjegjësisht në një seancë të trupave punues dhe në këtë kontekst askush nuk mund t’ia kundërshtojë askujt këtë të drejtë përderisa vërtetohet me nënshkrim”, tha Talat Xhaferi.

Sipas kryeparlamentarit, Xhaferi, nëse ka indikacione për keqpërdorime, atëherë një institucion tjetër duhet të iniciojë një procedurë tjetër për këtë.


Xhaferi ka komentuar edhe kritikat për ndikimin që ai ai tek ngritja në karrierë e djalit të tij Barlet Xhaferi. Talat Xhaferi beson se nuk ka asgjë të pazakontë që djali i tij të bëhet gjyqtar apo prokuror, edhe pse pati një sërë reagimesh për mënyrën se si u regjistrua dhe përfundoi student në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik. Xhaferi thekson se Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka gjetur asgjë të kundërshtueshme në procedurën përmes së cilës ai ka hyrë në organet e drejtësisë.

“Dhe fëmija im ka të drejtë të konkurrojë dhe të punësohet”, theksoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori