Edhe pse me vite flitej për problemet në martesë, Will Smith dhe Jad Pinkett vitin e kaluar kremtuan 20-vjetorin e tyre.

Portali Radar Online shkruan se çifti megjithatë është duke jetuar ndaras dhe zbulon se fëmijët e tyre janë zhvendosur nga shtëpia dhe kanë nisur jetën e pavarur.


will 1

Burime pranë çiftit thonë se nëse këshillat për shpëtimin e martesës nuk kurorëzohen me sukses, atëherë do të nisë procedura për divorcin dhe pasurinë në vlerë 270 milionë dollarë.

“Të dy ata tashmë kanë zbuluar sharmin e jetës dhe duket se janë më të lumtur të jetojnë të ndarë”, thotë një burim pranë çiftit.

will 2

Will Smith dhe Jad Pinkett kanë dy fëmijë të rritur, Jaden (19 vjeç) dhe Willow (17 vjeç), transmeton KosovaPress.

Çifti njihen për angazhimet e tyre të mëdha filmike.

Will Smith dhe Jada Pinkett

Ata suksesshëm kanë arritur që edhe fëmijët t'i fusin në industrinë e shoubizit, ku Willow njihet tashmë si këngëtare dhe aktore.