Një rast zjarrvënie ka ndodhur në Shtërpcë, ka bërë të ditur policia.

Sipas policisë një person dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit të vjetër të banimit, pronë e vëllait të tij.


“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se i ka vënë zjarrin një objekti të vjetër banimi pronë e vëllait të tij viktimës mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ndalet në ndalim policor. /Telegrafi/