Sot vranët dhe intervale me diell

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se në mëngjes në disa vende mund të ketë edhe mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































