Kompania gjermane Volkswagen gjatë vitit të kaluar ka pasuruar gamën e saj të gjerë në tregun e Amerikës së Jugut, duke prezantuar SUV-Coupe modelin e njohur ndryshe Nivus, derisa tani ka prezantuar edhe versionin për tregun evropian.
VW Taigo do të jetë i disponueshëm në autosallonet evropiane deri në fund të vitit, e do të prodhohet në Pamplon të Spanjës së bashku me modelet Polo dhe T-Cross, transmeton Telegrafi.
Taigo është 4270 mm i gjatë, 1757 mm i gjerë dhe 1494 mm i lartë, e bagazhi ka një kapacitet prej 438 litrave.
Në Evropë do të jetë i disponueshëm vetëm versioni me benzinë TSI që bën tërheqje me rrotat e para, derisa ai me naftë dhe hidrid nuk do të jenë fare pjesë e ofertës.
Aty janë motorët turbo-benzinë me tre cilindra që prodhojnë 110 kuaj-fuqi dhe ata me katër cilindra me 150 kuaj-fuqi.
Varësisht nga motori, do të prodhohen ndërruesit manual me 5 dhe 6 shpejtësi si dhe ai automatik DSG me shtatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky për anëtarësimin në NATO: 800 mijë trupa ukrainase do të ishte një bonus për aleancën
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Golfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme
Mercedes i vozitur nga legjendat e Formula 1 shitet për një çmim rekord prej 51 milionë euro