Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, ka komentuar mbi ndikimin e administratës Trump dhe zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për Telegrafin, Vogel shprehu skepticizëm për përparësinë që administrata amerikane i jep kësaj çështjeje.
Ai paralajmëroi se ideja e shkëmbimit të territoreve mund të rikthehet në agjendë sapo të konsolidohet ekipi i nivelit të mesëm në Departamentin e Shtetit.
“Unë dyshoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në listën e prioriteteve të administratës Trump. Mendoj se pasi të jetë krijuar personeli i nivelit të mesëm në Departamentin e Shtetit, nuk do të përjashtoja që ideja e ‘shkëmbimit të territoreve’ – domethënë, ndarja e Kosovës – do të kthehej,” deklaroi Vogel.
Sipas tij, mungesa e një ndryshimi thelbësor në qasjen perëndimore ndaj dialogut ka krijuar një situatë ku Beogradi nuk ka asnjë nxitje për kompromis, gjë që ndikon edhe në qasjen e Prishtinës.
“Nuk mendoj se problemi kryesor mes Serbisë dhe Kosovës qëndron tek qeveria në Kosovë. Sigurisht, një qeveri që punon për marrëdhënie më të mira me aleatët perëndimorë do të ishte e dobishme, por ndryshimi i madh në qasjen perëndimore mbetet i vështirë për t’u arritur”, deklaroi Vogël.
Në administratën e parë të Trumpit, nga viti 2017 deri më 2021, ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse dy palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”, ka thënë Bolton në gusht të vitit 2018.
Po atë muaj, edhe vetë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur në një forum në Austri idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.
Ngjashëm, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Ndonëse asnjëri nuk ka ofruar propozime konkrete, është përfolur që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të shkëmbehej me jugun e Serbisë, ku jeton popullatë shqiptare.
Këto ide, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi kanë hasur në reagime për dhe kundër.
Edhe aleatët kryesorë të Kosovës në Evropë, Britania dhe Gjermania, kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nuk duhet të vihet në diskutim.
“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”, kishte deklaruar qeveria Kurti gjatë 2024-ës.
Serwer: Kthimi i Grenellit mund të çojë në ndarjen e territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin Amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer muaj më parë kishte deklaruar se në rajonin e Ballkanit idetë për ndarjen e territoreve mund të kthehen, nëse Richard Grenell siguron një pozicion të lartë në administratën e re amerikane.
Megjithatë, thekson se lufta në Ukrainë dhe Kinë janë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Të gjithë presin të shohin se çfarë qasje do të ketë administrata e re amerikane nën drejtimin e liderit republikan, Donald Trump, në Ballkanin Perëndimor”.
“Në këtë pikë është e vështirë të parashikohet se çfarë qasje do të ketë administrata e re amerikane në Ballkanin Perëndimor. Por ajo që mund të them është se aktualisht rajoni i Ballkanit nuk është një prioritet kryesor për Uashingtonin. Për SHBA, prioritet është lufta. në Ukrainë, Kinë, tarifa dhe çështje të tjera Pra, në nivelet e larta në SHBA askush nuk po mendon për Ballkanin”, thotë ai.
Më tej ai shton se me kthimin eventual të Grenellit mund të rikthehen edhe idetë për ndarjen e territoreve në Ballkan, që sipas tij do të ishte një lajm i mirë për Vuçiqin dhe Dodikun.
Trump, ka përzgjedhur Richard Grenellin, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione speciale, pozitë që duket se kërkon angazhim në drejtim të kundërshtarëve amerikanë, përfshirë Korenë e Veriut.
Ndërkaq, sipas Reuters, Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan.
Ngërçi në dialog: Takime pa rezultate konkrete
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka nisur në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, vazhdon të përballet me ngërç. Takimet e fundit, si në nivel të lartë ashtu edhe në atë të kryenegociatorëve, kanë përfunduar pa rezultate konkrete.
Palët vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve ekzistuese, ndërsa BE-ja ka theksuar se mungesa e vullnetit politik është pengesa kryesore për progres.
Kosova dhe Serbia mbeten të ndara në qëndrimet e tyre për përfundimin e procesit të normalizimit.
Kosova kërkon njohje reciproke, ndërsa Serbia këmbëngul për një kompromis ku “asnjëra palë nuk do të jetë fituese absolute apo humbëse absolute”.
Marrëveshja e Ohrit dhe sfidat e zbatimit
Në vitin 2023, palët arritën Marrëveshjen e Ohrit, një dokument që BE-ja e konsideroi një arritje të madhe për rrugën drejt normalizimit të raporteve.
Megjithatë, kjo marrëveshje nuk është nënshkruar për shkak të refuzimit të Serbisë.
Marrëveshja parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohjen e ndërsjellë të simboleve shtetërore.
Ajo kërkon gjithashtu zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Serbia kërkon me ngulm, ndërsa Kosova vazhdon ta refuzojë.
Dialogu, i cili filloi si një përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve, vazhdon të ngecë në mungesë të një qasjeje të re dhe të përbashkët nga palët dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë