Është një ndër super modelet me të njohura në gjithë botën, dhe pse është vetëm 20 vjeç. Quhet Vlera Xhakla dhe krahas karrierës së saj si modele, ka provuar dhe në fushën e këngës.
Singli i saj "Nex time", në bashkëpunim me Arash, është futur në Billboard Charts në Amerikë si dhe është promovuar në MTV TRL WORLD PREMIERE, po në Amerikë. Surpriza e fundit e saj është pjesëmarrja e saj në posterat për fushatën elektorale në New York, të kandidatit demokrat për president në SHBA, Barak Obama.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për "Summer Pages", Vlera tregon për karrierën e saj, në modë dhe në muzikë, projektet më të fundit për një këngë të re dhe bashkëpunimin me shtëpinë e modës "Victoria’s Secret", për familjen dhe jetën e saj personale.
Si kanë qenë fillimet e tua në botën artistike (modele, këngëtare)?
Fillimet e mia kanë qenë krejt të rastësishme, edhe pse të dyja drejtimet më janë imponuar më shumë nga shoqëria, unë personalisht me kohë jam dashuruar në to.
Në Shqipëri njiheni për një karriere të suksesshme si modele, por dhe si këngëtare. Mund të na tregoni pak më tepër për ju?
Si modele më njohin të gjithë, fatmirësisht si banore e Amerikës më janë hapur shumë dyer, kurse si këngëtare nuk e shoh shumë veten, sepse nuk e kam talent të lindur, por të përvetësuar gjatë fëmijërisë. Sinqerisht këngët i kam punuar thjesht që të më njohin njerëzit pak më shumë, por pse jo atë përqindje të talentit që e kam ta shfrytëzoj në diçka të kufizuar, por edhe të bukur njëkohësisht.
Kënga "Next time", një singëll i punuar nga Arash, duket sa ka pasur shumë sukses dhe ju ka siguruar dhe promovimin tuaj në MTV Polska dhe Portugal, si dhe MTV TRL WORLD PREMIERE, si ndiheni për suksesin që ka arritur dhe mund të na thoni si u realizua bashkëpunimi?
Unë nuk jam këngëtarja e parë shqiptare që kam bashkëpunuar me Arash, por mund të them që ndër shqiptarët, kam kënduar në njërin ndër projektet më serioze të tij. Bashkëpunimi erdhi në bazë të kontakteve me shtëpinë diskografike "Dual Star", por edhe nga vet interesimi im. Kënga ka arritur të futet tek Billboard Charts në Amerikë, si dhe të promovohet në MTV TRL WORLD PREMIERE në Amerikë, po ashtu. Për shkak të disa problemeve personale, kënga nuk është pasuar në MTV Polska dhe MTV Portugal. Gjithashtu, kënga do të përdoret si prapavijë në një skenë të filmit "Beyond a reasonable doubt" nga regjisori i njohur Peter Hyams dhe aktorët Michael Douglas e Amber Tamblyn.
Flitet se do të realizoni një duet me një këngëtar shqiptar, mund të na zbuloni diçka më shumë?
Fatkeqësisht, në pamundësi që të vizitoj këtë vit trojet shqiptare, realizimi i një dueti me një këngëtar shqiptar mbeti pa rezultat. Ka qenë një keqkuptim gjatë një interviste ku është shkruar se do të punoj një këngë me këngëtarin Genc Prelvukaj.
Cilat janë projektet me të cilat po merreni konkretisht?
Për momentin gjendem në Hollywood, isha e ftuar në after party-n e Mtv Video Music Awards 2008. Jam njëkohësisht duke punuar në një projekt me shtëpinë e modës "Victoria’s Secret" dhe me këngën time të tretë, e cila ndoshta do të jetë kënga ime e fundit një herë për një herë. Gjithashtu, jam e inkuadruar në një projekt komercial në mbështetje të kandidatit për president, Obama, dhe jam tashmë imazh i disa posterave të Partisë Demokratike në New York.
Mund te na thoni, edhe pse keni një sukses të madh si këngëtare dhe modele, përse keni zgjedhur që të studioni për Design Grafic?
Gjithmonë më ka pëlqyer të dizajnoj, si veshje ashtu edhe kopertinat e revistave apo kopertinat e albumeve, diçka në shpirt më lidh shumë me "grafikën", fatkeqësisht pak kam ngecur sa i përket studimeve, por shpresoj t’ju kthehem në janar të vitit të ardhshëm.
Dhe pse në një moshë të vogël jeni një artiste e kompletuar nga shume anë, lidhja juaj me artin nga është e frymëzuar?
Më duket se me Amerikën, ndoshta pse vazhdimisht kam ndjekur aktivitetet e idhujve të mi dhe çdo herë si e vogël jam munduar të bëhem si ata.
Keni lindur ne SHBA, por keni një shqipe perfekte, si e keni mësuar?
Si e vogël kur isha, fatmirësisht nëna që s’më ka thënë kurrë "NO" por "JO", pastaj rrethi im gjatë fëmijërisë ka qenë përplot shqiptar të mërguar në Amerikë. Shfrytëzoj rastin ta përcjell një mesazh tek të gjithë mërgimtarët, që ta ruajnë gjuhën shqipe duke ju mësuar dhe duke e përdorur sa më shumë me fëmijët e tyre.
Sa shqiptare ndiheni?
Sa më larg vendlindjes, aq më shumë ndihem shqiptare, malli dhe dashuria jo vetëm e imja, por e të gjithë atyre që janë larg atdheut, na bën të ndihemi shumë të tillë, por edhe krenarë për atë çka jemi.
Mund te na tregoni diçka për familjen tuaj?
Kam një familje të vogël, por mund të them perfekte, prindërit e mi më kanë adoptuar 3- muajshe, kur jetonin në Kosovë dhe mua ky fakt nuk më pengon aspak, përkundrazi më bën shumë të lumtur dhe të dashur për ta.
Si është një ditë e zakonshme për Vlerën?
Për mua e zakonshme një ditë do të ishte që të zgjohesha, të shkoja në punë, pas punës të kthehem me kolegë, të dal në shopping dhe të pushoj në shtëpi. Por fatkeqësisht, nuk më ndodh kështu, ndodh kur kam punë të punoj deri në mesnatë, nganjëherë fle tërë ditën, nganjëherë nuk fle fare.
Po Vlera si karakter?
Kam një karakter të cilin mundohem ta ruaj me vepra dhe me sjellje sa më të mira, kryesisht jam shumë e hapur me njerëzit.
Cilat janë gjërat që vlerësoni më shumë tek njerëzit që ju rrinë pranë?
Në përgjithësi janë sjelljet e tyre, saktësia dhe besnikëria.
Cilat janë gjërat me të patolerueshme për Vlerën?
Premtimet e pavërteta dhe vetë gënjeshtrat. Ndoshta edhe tradhtinë s’e toleroj, por falë Zotit ende s’e kam provuar .
A i ndiqni zhvillimet, sidomos ato artistike, në Shqipëri dhe Kosovë dhe ç’mendim keni?
Mund të them se po, më shumë informohem nga shoqëria. Fatkeqësisht unë nuk shoh zhvillime artistike sa i përket drejtimeve të mija. Ka femra në Kosovë që i thonë vetes supermodele dhe dalin nëpër videoklipe të këngëtarëve. Mua nuk më takon shumë të flas, por mbetem e zhgënjyer nga disa emra, mirëpo e kënaqur nga disa si Rovena Dilo, Pirro Çako, Arta Dobroshi, Teuta Kurti e disa të tjerë.
A e keni vizituar ndonjëherë Kosovën ose Shqipërinë?
Për herë të fundit, në veçanti Tiranën e kam vizituar para tri viteve, kam shumë shoqëri atje dhe kam kaluar shumë mirë. Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes shumë shoqërinë time në Shqipëri dhe Kosovë, Sony Nrg, Genta Ismajli, Ilda Deda./summer pages/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?