LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Bitcoin bie për rreth 40%

Vlera e Bitcoin bie për rreth 40%

Çmimi i Bitcoin në mëngjesin e së premtes ka rënë nën 13,000 dollarë. Kjo është një rënie prej rreth 40 për qind kur arriti vlerën historike prej 20 mijë dollarësh në javën e kaluar.

Emil Oldenburg, bashkë-themelues i Bitcoin.com, një nga faqet më të mëdha botërore kushtuar kriptovalutave – kohët e fundit e quajti “kripotovalutën” investimi më i rrezikshëm që mund të bëni.

Të gjitha lajmet nga Bitcoin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bitcoin

“Rrjeti i vjetër i Bitcoin është po aq i papërdorshëm”, tha ai në një intervistë “Breakit”, përcjell Telegrafi.


Gjatë 24 orëve të fundit, kriptovalutat kanë humbur mbi 175 miliard dollarë në kapitalin e tregut. Para rënies, tregu i kriptovalutave ishte me vlerë 650 miliardë dollarë. /Telegrafi/