Vera iku, virusi mbeti. E tani me vjeshtën po rriten edhe infektimet. Ndërprerja e zinxhirëve të infektimit është një nga faktorët kryesorë në luftë kundër pandemisë. Sa e përgatitur është Gjermania?
Në verë shumë gjëra ishin më të thjeshta. Me miqtë mund të takoheshe në park apo të uleshe jashtë në restorant. Tani me vjeshtën fillon periudha kur dyert mbyllen. Nervoziteti është rritur.
Rreziku i infektimit me virusin në ambientet e brendshme është shumë herë më i madh, paralajmërojnë virologët.
Gastronomia që gjate pranverës u kërkonte klientëve të lënin emrin dhe kontaktet, që në rast infektimi të informoheshin menjëherë të gjithë.
Por me emra fiktivë figurash filmi nuk mund të bëhet gjurmimi i kontakteve, thotë politikani komunal i Hamburgut, Falk Grossmann.
Një provë jopërgjithësuese me 1500 fletë-kontakti tregoi se vetëm një e treta e personave i kishin dhënë të sakta të dhënat në formularë.
Ndjekja e kontakteve kërkon më shumë personel
Ndryshe nga Franca fqinje që është një vend i centralizuar, në Gjermani komunat e niveli lokal kanë qenë që nga fillimi i pandemisë të përfshira me shumë përgjegjësi në luftimin e pandemisë.
Landet gjermane dhe federata ofrojnë vetëm kornizën e veprimit, por në Drejtoritë e Shëndetit në lande e në qytete vendoset se çfarë duhet bërë.
Problemi këtu: Drejtoritë e Shëndetit punojnë prej muajsh në kufijtë e së mundshmes, shprehet kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve në Shërbimin Shëndetësor Publik, Ute Teichert.
“Kjo më shqetëson”.
Teichert as në vjeshtë nuk pret lehtësim të situatës. Negociatat se cila zyrë mund të hapë sa vende të reja pune, sapo kanë filluar, thotë ajo.
Edhe zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert paralajmëroi, se Drejtoritë e Shëndetit po punojnë “aktualisht deri në rraskapitje”.
Prandaj tani po vjen në ndihmë ushtria gjermane. Rreth 950 kërkesa për ndihmë kanë ardhur që nga fillimi i pandemisë, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për Deutsche Wellen. 900 ushtare e ushtarë janë në terren për ndihmë. Shumica ndihmon në testimin e të kthyerve nga udhëtimet. Të tjerë në gjetjen e rrjeteve të kontaktit. Gjurmimi i kontakteve funksionon, vetëm nëse edhe rezutatet e testimeve kryhen shpejt.
Shpresa tek testet e shpejtë
Ministria Federale e Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch publikojnë rregullisht një vështrim të përgjithshëm për kapacitetet testuese në vend.
Në raportin aktual javor thuhet, se javët e ardhshme mund “të reduktohen kapacitetet e lira”.
Së fundmi numri i testimeve është arritur shumë, më shumë se 1 milionë në javë. Ende ka hapësirë për frymëmarrje, por instituti jep një paralajmërim të dytë: sa më shumë që testohet, aq më tej zgjatet koha për marrjen e përgjigjes. Që tani ka një numër testesh pa përgjigje -13.000 prova janë në pritje. Por shpejtësia është një faktor i rëndësishëm për të ndërprerë zinxhirët e infeksionit.
Politika mbështet paralelisht zhvillimin e procedurave testuese. Së fundmi federata do të mbështesë zhvillimin e një testi të shpejtë të coronavirusit nga firma Bosch, ku rezultati jepet për 39 minuta dhe jo për disa orë. Edhe firma të tjera punojnë për zhvillimin e testeve të tilla të shpejta.
Një pyetje e së ardhmes është si do të shpërndahet një vaksinë e mundshme? Kush duhet të vaksinohet i pari?
Deri në fund të tetorit Ministria Federale e Shëndetësisë së bashku me ekspertët kërkon të përpunojë “Kriteret e Shpërndarjes së Vaksinës së coronavirusit” i përgjigjet ministria një pyetjeje të Deutsche Welles.
Me këtë merret në konsideratë fakti që “diskutimi i shpërndarjes nuk ka vetëm një dimension mjekësor, por edhe etik dhe politiko-shoqëror”.
Koncepti i shpërndarjes do të konkretizohet kur të jetë e qartë se “si ndikojnë vaksinat”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri