Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Klinë, hajnat marrin ari në vlerë rreth 19 mijë euro dhe katër mijë euro para të gatshme

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Klinë.
Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Ali Berisha” në Klinë.
“Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro”, thuhet në raport.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































