LAJMI I FUNDIT:

Viti i basketbollit – Debutimi i Kosovës, dominimi i Prishtinës

Viti i basketbollit – Debutimi i Kosovës, dominimi i Prishtinës

Viti 2016 ka qenë shumë i ngjeshur, por edhe i frytshëm për basketbollin kosovar.

Krahas aktiviteteve në nivel të garave, ku janë zhvilluar ligat e të gjitha kategorive, prej atyre U-12 e deri te seniorët, në të dyja konkurrencat, FBK sivjet ka pasur sfida nga më të ndryshmet, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Në 2016, Kosova ka debutuar në kualifikime për Eurobasket 2017, derisa për herë të parë ka marr pjesë edhe në Kampionate Evropiane në Divizione C me Përfaqësueset e femrave.


Po ashtu gjatë këtij viti është punuar shumë me kategoritë e reja nëpër Komuna të ndryshme të Kosovës, ku qëllimi ka qenë identifikimi i basketbollistëve dhe basketbollisteve të së ardhmes.

Në nivel të klubeve në 2016 i kemi pasur 2 skuadra në FIBA Europe Cup dhe 4 i kemi në Ligën Ballkanike në konkurrencën e meshkujve, derisa synimi është që në 2017 të kemi edhe një klub të femrave në gara ndërkombëtare.

Më poshtë mund të gjeni disa nga ngjarjet më të rëndësishme që e kanë përshkuar vitin 2016 në basketbollin kosovar:

9 dhe 10 Janar

Është mbajtur Klinika për gjyqtarë dhe vëzhgues të basketbollit. Qëllimi i organizimit të kësaj Klinike ka qenë avancimi në ndarjen e drejtësisë sa më të mirë nga gjyqtarët dhe mbarëvajtja sa më e mirë e garave në të gjitha ligat e FBK-së. Në Klinikë të pranishëm kanë qenë rreth 60 pjesëmarrës (gjyqtarë dhe vëzhgues).

22 dhe 23 janar

Kosova ka zhvilluar ndeshje miqësore me Bullgarinë në të dyja konkurrencat në kategorinë U-16. Përfaqësueset tona në të gjitha ndeshjet kanë regjistruar humbje.

22 janar

Në Munich, Kosova i ka mësuar kundërshtarët e saj të 6 Përfaqësueseve. E veçantë ka qenë tërheqja e shortit për Përfaqësuesen A të Kosovës, ku ekipi ynë ishte pjesë e Grupit E në kualifikimet historike për Eurobasket 2017 së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Edhe 5 Përfaqësueset e Reja të Kosovës, tri të meshkujve (U-16, U-18, U-20) dhe dy të femrave (U-16 dhe U-18) i mësuan emrat e kundërshtarëve në grupet dhe divizionet e tyre përkatëse.

12 dhe 14 shkurt  – Kupa e Kosovës

Kupa e Kosovës në basketboll këtë vit ka ndërruar pronar. Te meshkujt trofeu u kthye pas një viti nga Peja në Prishtinë, kurse te femrat nga Prishtina shkoi në Pejë.

Sigal Prishtina në finale e ka mposhtur Pejën me rezultat 81:78, derisa te femrat Penza ka triumfuar ndaj Prishtinës me shifrat 91:77. Turneu Final i Ipko Kupës së Kosovës është zhvilluar më 12 dhe 14 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku organizator ka qenë klubi bardhekaltër.

12 mars

3 qershor 2012 ka qenë data kur Trepça e ka zhvilluar ndeshjen e saj të fundit në palestrën “Minatori” në Mitrovicë dhe atë ndaj Sigal Prishtinës në finalet e “play-off”-it, kurse më 12 mars 2016 ishte data kur skuadra mitrovicase është rikthyer në palestrën tashmë të rinovuar, ku fati deshi që  të luaj ndaj rivales së përbetuar, Sigal Prishtinës. Fitore ka regjistruar ekipi bardhekaltër, ndonëse në këtë ndeshje rezultati ka qenë në plan të dytë pasi festa ishte për mitrovicasit, të cilët më në fund pas katër vjetësh u kthyen në folenë e tyre.

13 mars 2016

Është bërë një vit që nga anëtarësimi i FBK-së në FIBA. FBK më 13 mars 2015 u pati bërë anëtarja e 215-të e FIBA-s, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIBA-s, të mbajtur në Gjenevë. Që nga ajo kohë e deri më tani basketbolli kosovar është përballur me sfida nga më të ndryshmet, por në të njëjtën kohë ka provuar edhe aventura të reja ndërkombëtare.

1 Prill

Ndeshja “All Star” – Memoriali “Isuf Lumi” është zhvilluar më 1 prill në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Nuk ka munguar asgjë, duke filluar nga aksionet atraktive, ngulitjet, trepikëshat në castet më delikate të ndeshjes, dhe për të gjitha këto u përkujdesën basketbollistët e të dyja skuadrave që u paraqitën në parket, ajo e vendorëve të Superligës së Kosovës dhe ajo e ndërkombëtarëve të elitës së basketbollit kosovar. Skuadra e ndërkombëtarëve ajo që e siguroi fitoren me rezultat 127:125.

20 prill

Sigal Prishtina e ka mbrojtur titullin e kampionit në Ligën Ballkanike (BIBL) pavarësisht disfatës së pësuar  nga Mornar-i në Tivar të Malit të Zi me rezultat  75:68 (23:15, 12:24, 22:8, 18:21), derisa dueli i parë i luajtur në kryeqytet ka përfunduar me rezultat 82:68.

30 prill dhe 1 maj

Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së ka marr pjesë në takimin vjetor të të sekretarëve të përgjithshëm të FIBA Evropës të organizuar në Munich. Në kuadër të kësaj mbledhjeje vjetore të sekretarëve të përgjithshëm të federatave Hoxha ka pasur edhe një sërë takimesh tjera.

30 prill

Rahoveci e ka mposhtur Dritën në ndeshjen e tretë finale të play-off-it në Ligën e Parë të Meshkujve dhe kështu është shpallur kampion i këtij rangu të garave, duke e fituar edhe të drejtën për të garuar në Superligën e Kosovës në edicionin e ri garues 2016/17.

8 maj

Basketbollistet e Prishtinës janë shpallur kampione të Kosovës për edicionin 2015/16 në Ligën e Femrave. Skuadra bardhekaltër e ka mposhtur Penzën në “Karagaci” të Pejës në ndeshjen e tretë finale të play-off-it.  Në këtë mënyrë Prishtina e ka mbrojtur titullin e fituar një edicion më parë.

14 dhe 15 maj

Anëtari i Bordit i FBK-së, Valton Bilalli dhe sekretari i përgjithshëm, Leart Hoxha kanë marr pjesë në Konventën e Mini-Basketbollit që është mbajtur në Bruksel.

23 maj

Sigal Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2015/16 pasi e ka mposhtur Pejën në ndeshjen e pestë finale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës. Takimi i luajtur në “Karagaçi” në prani të rreth 3000 shikuesve dhe në një atmosferë fantastike ka përfunduar me shifrat 70:65 (3:2). Pesë ndeshjet finale të “play-off”-it kanë qenë të ndjekura në dy palestrat në Prishtinë dhe Pejë nga mbi 15 mijë shikues.

7 qershor

Me 37 vota pro dhe vetëm 1 kundër, Erolld Belegu e ka fituar edhe një tjetër mandat (2016-2020) në postin e kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur më 7 qershor në Prishtinë.

18 qershor

Justin Doellman, aloja e FC Barcelona ka pranuar të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Ky lajm u pati konfirmuar pas takimit që kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli e kanë pasur në Barcelonë me lojtarin. Belegu dhe Bilalli ishin mysafirë të kryetarit të FC Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Ligës ACB ndërmjet Barcelona-s dhe Real Madrid-it.

30 gusht

Përfaqësuesja A e Kosovës ka debutuar në kualifikimet historike për Eurobasket 2017 në ndeshjen kundër Sllovenisë në Ljubljanë në kuadër të Grupit E. Në këtë ndeshje Kosova pati pësuar humbje me shifrat 113:68. Ndërkaq në takimin e parë të luajtur si vendas në “Mitrovicë”, Kosova është mposhtur në minutat e fundit nga Ukraina me rezultat 70:63. Në takimet tjera janë arritur këto rezultate: Bullgaria – Kosova 105:84, Kosova – Sllovenia 81:91, Ukraina – Kosova  100:61, Kosova – Bullgaria  62:67. Pjesëmarrja në kualifikime për Eurobasket 2017 ka qenë sukses në kuptimin e organizimit, logjistikës, kurse paraqitja e Justin Doellman-it, Scott Bamforth-it, por edhe Shawn Jones-it për Përfaqësuesen e Kosovës e ka përforcuar pozitën e Kosovës në hartën evropiane të basketbollit.

2 deri më 4 shtator 2016

Në Tivar të Malit të Zi është mbajtur Kampi Ndërkombëtar për Gjyqtarë të basketbollit, në të cilin FBK-në e kanë përfaqësuar instruktori nacional Faton Kurshumlija si dhe 8 gjyqtarë perspektiv. Udhëheqës të Kampit kanë qenë drejtori i FIBA Ëorld, Carl Jungebrand, Komisionieri i FIBA-s, Goran Radonjiq si dhe gjyqtarët Sreto Radoviq dhe Ilija Beloseviq.

24 dhe 25 shtator

Në organizim të FBK-së dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së (SHGJFBK) është mbajtur Klinika për gjyqtarët dhe vëzhguesit e basketbollit, ku udhëheqës i saj ishte Drejtori i Departamentit për Gjyqtarë në FIBA Europe, Davorin Nakiç, i cili është ndarë shumë i kënaqur me organizimin, testet nga njohja e rregullave, testimet fizike si dhe me interesimin shumë të madh të gjyqtarëve, vëzhguesve, trajnerëve, të cilët ishin prezent për këtë Klinikë të hapur.

1 dhe 2 tetor

Është mbajtur seminari për trajnerë të basketbollit, organizuar nga Shoqata e Trajnerevë dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).   Në seminar kanë marr pjesë mbi 60 trajnerë nga klube të ndryshme të Kosovës. Ligjerues në këtë seminar ishin Vladislav Luçiç dhe Aleksandar Lukman.

4 tetor

FIBA i ka licencuar 5 mbajtës të statistikave  pas seminarit të mbajtur në Prishtinë, të organizuar nga FBK dhe  FIBA. Në seminarin në Prishtinë ka ligjeruar mbajtësja e statistikave nga FIBA, Maruta Eglite.

21 tetor

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli kanë qëndruar në Sofje të Bullgarisë me ftesë të FIBA-s. Gjatë qëndrimit në Sofje, Belegu dhe Bilalli janë takuar me shefin e Departamentit të Trajnerëvë në FIBA Europe, Michael Schëarz. Tema e takimit ndërmjet Belegut/Bilallit dhe Schëarz-it ka qenë modalitetet e themelimit të një programi kombëtar për licencimin e trajnerëve kosovarë. Schëarz dhe FIBA Europe janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë FBK-në në avancimin e trajnerëve vendor.

1 deri më 6 nëntor

Katër trajnerë potencialë nga Kosova kanë qëndruar  në Stamboll në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe. Trajnerët kosovarë, së bashku me ata bullgarë, rumunë dhe maqedonas kanë pasur mundësi që gjatë këtyre ditëve të vizitojnë klubet më të mëdha turke, por edhe të marrin pjesë në seancat e tyre stërvitore, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njohuri bazike rreth basketbollit. Në të njëjtën kohë ata kanë pasur rastin të dëgjojnë ligjerata me tema të ndryshme nga strategë të basketbollit në Turqi.

12 nëntor

FBK për herë të parë ka startuar me Ligën U-16 në konkurrencën e femrave. Deri te organizimi i kësaj lige ka ardhur pas interesimit të klubeve të qyteteve të ndryshme për të filluar me këtë projekt, por në të njëjtën kohë starti i kësaj lige dëshmon edhe rritjen e interesimit të vajzave të reja për të praktikuar basketbollin.  Liga U-16 është e ndarë në dy grupe, A dhe B.

10 dhjetor

Në Pragë të Çekisë është bërë tërheqja e shortit për garat në nivel të Përfaqësueseve për vitin 2017, ku Përfaqësuesja A e Kosovës i ka mësuar emrat e kundërshtarëve të saj në parakualifikimet për Kupën e Botës 2019 që do të  zhvillohet në Kinë.  Në parakualifikime Kosova do të jetë pjesë e Grupit C, ku do të bëjë gara me Estoninë dhe Maqedoninë.  Ekipet do të zhvillojnë ndeshje sipas sistemit vajtje – ardhje në muajin gusht të vitit të ardhshëm dhe dy ekipet më të mira të grupit do të marrin pjesë në kualifikime për Kupën e Botës 2019. Në kualifikime për Kupën e Botës marrin pjesë 32 kombëtare nga Evropa, kurse në Kupë të Botës marrin pjesë 12 ekipe nga kontinenti ynë. Edhe 5 Përfaqësueset e Reja të Kosovës, tri të meshkujve (U-16, U-18, U-20) dhe dy të femrave (U-16 dhe U-18) i mësuan emrat e kundërshtarëve në grupet dhe divizionet e tyre përkatëse.

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori