Gjatë pandemisë së coronavirusit, gjermanët dëgjonin këshillat e virologut, Christian Drostenit.
Në një intervistë për Deutsche Wellen ai paralajmëron se kemi përpara një dimër të vështirë.
DW: Edhe sa kohë do të na duhet të jetojmë me pandeminë e coronavirusit?
Christian Drosten: Është e vështirë të bësh prognoza globale. Në Europë ne kemi gjendje me vështirësi të ndryshme. Dimri nuk do të jetë i lehtë. Vitin e ardhshëm do të kemi vaksinat. Unë mendoj se në fund të vitit të ardhshëm ato të mund të furnizohen tek pjesë të caktuara të popullsisë. Nga maskat nuk do të shpëtojmë aq lehtë. Sepse edhe kur të fillojmë me vaksinat, pjesa më e madhe e popullsisë do të duhet të vazhdojë të mbajë maska. Në vende si Gjermania, ku ka pak infeksione, imuniteti nuk do të jetë i madh. Ka mundësi që kjo të mos vërehet në vende të tjera të Europës.
Sa i përket rajoneve të tjera është e vështirë të thuhet. Në Afrikë për shembull duket se përhapja e sëmundjes nuk është aq keq. Kjo mund të jetë e lidhur me strukturën e moshës së re të popullsisë. Por duhet thënë se ne jemi duke vëzhguar vetëm qendrat urbane, ku jetojnë shumë të rinj. Ne nuk e dimë si sillet virusi kur përhapet në zonat rurale. Po ashtu ne nuk e dimë çfarë statusi ka epidemia atje. Ka të dhëna që thonë se infeksioni është në rënie. Ka mundësi që në qytete, epidemia të jetë në rënie, por po ashtu ekziston mundësia që ajo të fillojë tani me forcë të madhe.
Cilat janë rajonet më shqetësuese për ju?
Aktualisht unë jam shumë i shqetësuar për Indinë. India ka dendësi të madhe popullsie. Virusi është duke u përhapur aty pothuajse pa kontroll. Po ashtu territore të Amerikës së Jugut. Për Afrikën sapo fola, kontinenti afrikan është aktualisht një e gjëegjëzë e vogël. Dhe në hemisferën veriore është duke ardhur dimri dhe ka rajone, mes të cilave edhe Europa, ku kontrolli mbi virusin është i pakët. Disa vende janë duke shkuar me shumë raste korone në stinën e ftohtë të dimrit dhe besimi tek strukturat mjekësore dhe tek sistemi i kujdesit ndaj shëndetit është i ulët. Ka vende edhe të Europës, që duhet të marrin shumë shpejt masa të forta.
Vendet e tjera shohin tek Gjermania një lloj shembulli sa i takon trajtimit të pandemisë. Çfarë janë duke bërë gjermanët si duhet?
Është një kombinim i shumë gjërave. E para është sigurisht trajtimi i vendosur i bërë në fillim të valës së parë, i paracaktuar në atë kohë nga kancelarja. Ndërkohë bashkëpunimi midis landeve ka rënë. Por vendimtarja ka qenë që Gjermania reagoi shumë shpejt. Jo sa i përket datës kalendarike, por sa i përket momentit relativ kur u vendos kufizimi i kontakteve, që quhet nganjëherë edhe Lockdown.
Epidemia filloi tek ne më vonë. Rastet e para të coronavirusit u kthyen në epidemi në fillim të muajit shkurt, dhe jo në janar. Rastet e para të importuara u mbajtën nën kontroll e nuk u përhapën. Kjo është mbase arsyeja pse trajtimi ynë ishte eficient. Mbas Lockdown, le të themi pas mesit të majit, në Gjermani ka pasur pak raste dhe kjo gjendje nuk ka ndryshuar. Deri tani, megjithëse jemi duke pare një rritje të vogël të infeksioneve.
Tani jemi në vjeshtë dhe kemi dimrin para. Si mendoni, çfarë do të ndodhë në Gjermani?
Sa i përket strukturës së popullsisë dhe parametrave të tjerë ndryshimet mes vendeve europiane janë të pakta. Kështu që ne duhet të shohim nga Franca, Britania e Madhe dhe Spanja. Ajo që ndodh atje do të ndodhë edhe në Gjermani, nëse nuk reagojmë shpejt dhe në një mënyrë që të jetë e durueshme për ekonominë dhe me synime të qarta. Është detyrë e vështirë të gjesh momentin e duhur në të cilin do të duhet të ndryshojmë masat e marra deri tani.
Siç e thatë edhe ju ne do të na duhet të mbajmë maskat për një kohë të gjatë. Kur do të na lejohet sërish të përqafohemi?
Kjo do të jetë një pyetje shumë rajonale. Unë nuk do të çuditesha nëse vitin e ardhshëm pjesë të ndryshme të botës të jenë me popullsi të mbrojtur. Kjo do të thotë se ata do ta kenë kapërcyer epideminë, që për shkak të strukturës së moshës, nuk ka qenë epidemi e rëndë. Në Afrikë për shembull mund të ndodhë kështu. Në pjesë të tjera të botës në të cilat koncepti është që duhet penguar përhapja e virusit dhe duhet pritur futja e vaksinës, mund të presim që maskat të mbahen deri në fund të vitit 2021. Është e pamundur të bësh parashikime të sakta, por viti i ardhshëm do të jetë një vit në të cilin do të na duhet të mbajmë maska.
Prof. Dr. Christian Drosten është drejtor i Institutit për Virologjinë në spitalin Charité të Berlinit. Në vitin 2003 ai ka qenë një nga zbuluesit e virusit të parë SARS të koronës. Në vitin 2020 ai prodhoi analizën e parë diagnostikuese të SARS-CoV-2.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vullkani i dytë më i madh i Islandës po ‘përgatitet për shpërthim’ – duke shkaktuar frikë nga kaosi i udhëtimeve nëpër Evropë
Britania i siguron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të mbi 6 miliardë eurove
Një burrë ia la 10 milionë euro pasuri, një qyteti të vogël francez – të cilin nuk e kishte vizituar kurrë
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025
Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë
Një burrë ia la 10 milionë euro pasuri, një qyteti të vogël francez - të cilin nuk e kishte vizituar kurrë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime