Real Madridi ka fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, pasi në finale ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të pastër 2-0.
Dani Carvajal shënoi golin e parë të finales, derisa ylli brazilian Vinicius Junior realizoi golin e dytë.
Reprezentuesi brazilian ka pasur një kërkesë për presidentin e Los Blancos, Florentino Perez.
Vini Jr ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2027, por ai dëshiron që të qëndrojë në Santiago Bernabeu përgjithmonë.
“Shpresoj që presidenti ynë Florentino Perez të jetë në gjendje ta shohë këtë intervistë dhe të vazhdojë kontratën time edhe një herë”.
“Dua të qëndroj këtu në Real Madrid përgjithmonë”, tha Vini Jr.
“Lojtarët me gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve si Nacho, Modric, Carvajal, Kroos? Ne, të rinjtë, duam të bëjmë të njëjtën gjë dhe t’i barazojmë ata me tituj në të ardhmen”, deklaroi Vini Jr. /Telegrafi/