Site icon Telegrafi

Villarreal më i mirë se Dinamo Zagreb edhe në ndeshjen e dytë, futet në mesin e katër më të mirave

Villarreali ka arritur të shënojë fitore ndaj Dinamo Zagrebit edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 2-1.

Spanjollët kishin arritur të fitonin edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Maksimir’ me rezultat 1-0.

Samuel Chukëueze rrezikoi i pari në minutën e 18-të, por gol nuk kishte.

I njëjti në minutën e 36-të asistoi për Paco Alcacer i cili shënoi për 1-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382780766376038402

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në skenë doli Gerard Moreno  që shënoi për 2-0.

https://www.youtube.com/watch?v=jWtL6lG333M

Në pjesën e dytë krejt çka bëri Dinamo ishte një gol me lojtarin e tyre më të mirë Mislav Orsic që e shfrytëzoi asistimin e Bruno Petkovic për 2-1.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382794854632132616

Rastet e fundit në këtë ndeshje i takuan Villarrealit, por Chukwuese, dy herë nuk ishte i saktë.

https://mobile.twitter.com/EuropaLeague/status/1382786893260148739

Villarreali pas fitores futet në mesin e katër ekipeve më të mira në Ligën e Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version