LAJMI I FUNDIT:

I vetmi rregull që Jennifer Lopez ndjek për një lidhje të fortë

I vetmi rregull që Jennifer Lopez ndjek për një lidhje të fortë

Jennifer Lopez foli për lidhjen e saj të suksesshme me Alex Rodriguez dhe tha se ndjek vetëm një rregull

Gjatë një interviste me CBS Sunday Morning, këngëtarja tha se shpeshherë i kujtohet këshilla që i dha gjyqtarja e Gjykatës Supreme Ruth Bader Ginsgurg në fillim të viit.

J.Lo e pyeti Ruth Bader Ginsgurg si mbajti gjallë martesën e saj për aq shumë kohë dhe 86-vjeçarja i tha: “Është mirë të mos dëgjosh ndonjëherë. Një fjalë e ligë, njerëzit nuk janë të përsosur, ndonjëherë duhet të bësh sikur s’thanë gjë.”


Jennifer vijoi të shpjegonte se në momente stresuese, ajo dhe Alex kujtojnë gjithmonë këshillën e Ginsburg. Sidomos kur nuk u korrespondojnë oraret, përpiqen të mos tregohen të pasjellshëm me njëri-tjetrin.

Ruth Bader Ginsgurg

“Kur puna është një çmenduri ose kur situata del jashtë kontrollit, kur të gjitha ndjesitë janë të theksuara, ruajmë qetësinë,” tha Jennifer.

Ginsburg dhe Marty ishin të martuar për 50 vite, kur Marty u nda nga jeta si pasojë e kancerit në vitin 2010.

Jennifer dhe Alex u fejuan në mars, pas dy vitesh bashkë. /Telegrafi/